“Jemi të përgatitur për t’u ngjitur në Superiore”, futbollisti i Dinamos: Kemi treguar forcën tonë në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2020 | 21:50

“Jemi të përgatitur për t’u ngjitur në Superiore”, futbollisti i Dinamos: Kemi treguar forcën tonë në miqësore

Dinamoja ka pretendime serioze sezonin e ri, ashtu siç i shkon për shtat emrit të saj. Mesfushori Erald Kolgega shpreh bindjen se ekipi ka frymën e duhur dhe të gjithë elementët e tjerë për të shkuar në elitë. “Skuadra është në gjendje shumë të mirë. Një pjesë e grupit është ruajtur nga sezoni i kaluar. Edhe në gjysmën e dytë të sezonit që shkoi kemi shkuar shumë mirë dhe duhen respektuar të gjithë për atë që dhanë për Dinamon.
tirana
Ekipit i janë shtuar edhe lojtarë të tjerë shumë të mirë me cilësi dhe eksperiencën e duhur në këtë kategori. Mendoj se kemi gjetur frymën e duhur për të fituar kampionatin e ardhshëm”, thotë fillimisht Kolgega për “Panorama Sport”.
119907500_10164354560065416_4664222400720026553_o

PRETENDIMET – “Jemi të gjithë në ekip të bindur që këtë sezon Dinamoja është ekip pretendent për ngjitjen në Superiore, prandaj dhe në të gjitha miqësoret që kemi bërë, kemi zgjedhur kundërshtarë të elitës për të parë forcën tonë, plus për t’u rritur edhe nga ana mentale. Nga ajo që është parë, ekipi është përgjigjur mjaft mirë edhe në miqësoret me ekipe të Superiores, përtej rezultatit. Edhe tifozët i kemi pasur kudo, në të gjitha ndeshjet miqësore që kemi luajtur. Për këtë i falënderojmë, të gjithë meritojnë respekt maksimal. Shpresojmë të shkojmë të gjithë bashkë në Superiore”.

RIVALITETI – “E vështirë do të jetë, dua të qëndrojmë me ‘këmbë në tokë’, i respektojmë të gjitha ekipet. Të gjithë kanë bërë lëvizje dhe kanë pretendime, ne duhet të shohim vetëm ecurinë dhe punën tonë. Një apo dy grupe? Nuk kemi ndonjë preferencë në këtë drejtim. Dinamoja është përgatitur sido që të jetë, sepse i ka mundësitë për t’u ngjitur në Superiore, me një apo dy grupe”, përfundoi Kolgega.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"