“Jemi të përgatitur për fitore ndaj Bylisit”, flet Shehi: Në të gjitha ndeshjet kemi bërë mirë, të mos mendojmë për Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 13:22

“Jemi të përgatitur për fitore ndaj Bylisit”, flet Shehi: Në të gjitha ndeshjet kemi bërë mirë, të mos mendojmë për Kupën

Kukësi do të përballet me Bylsiin ditën e nesërme në “Elbasan Arena” në një ndeshje ku verilindorët do të kërkojnë vetëm fitoren.shehi

Para kësaj sfide, trajneri i Kukësit Orges Shehi ka dalë në një prononcim, ku është shprehur se do të jetë ndeshje e vështirë, pro skuadra e tij është gati për të marrë fitoren.

Përballja me Bylisin? E dimë që në këtë fazë të gjitha ndeshjet janë të vështira. Jemi në një fazë delikate dhe do kërkojmë të mos kemi asnjë hap fals, pasi nuk kemi kohë më pas për të rikuperuar. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, ndaj një kundërshtari që në javët e fundit ka gjetur ritmin, por jemi të përgatitur për të marrë maksimumin.

Kupa? Në gjysmëfinale të gjithë skuadrat janë të vështira. Me Teutën do jetë një ndeshje shumë e vështirë, por para se të shkojmë atje ne duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Titulli? Ne mendojmë që duhet të japim maksimumin për të bërë detyrën. Ne kemi bërë mirë në të gjitha ndeshjet, me përjashtim të asaj me Laçin, e cila duhet të na bëhet si shembull. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në kampionat dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë.”, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"