“Jemi rrahur barbarisht, na goditën edhe me levë”, vajzat vlonjate denoncojnë dhunën në ndeshjen e basketbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2018 | 10:38

“Jemi rrahur barbarisht, na goditën edhe me levë”, vajzat vlonjate denoncojnë dhunën në ndeshjen e basketbollit

Vajzat e dhunuara barbarisht janë tri, Ariola Hasanaj, Sibora Malaj, Ema Mehmetaj. Njëra pre këtyre tri së vajzave është goditur me levë në shtyllën kurrizore, nga kunati i profesoreshës së ekipit të Përmetit, i quajtur Ardian Çobo, babai i basketbollistes Irna Çobo, të ekipit “The Roses” të Përmetit.

flamurtari-basket-femra

Fillimisht u futën 4 burra për të na rrahur, ku njëri prej të cilëve ishte personi që thamë më parë, Ardian Çobo. Shkaku i kësaj zënke ishte dy lojtare që kanë debatuar me njëra- tjetrën dhe më pas janë kapur duke u zënë me njëra-tjetrën.Ato kanë mbetur të shokuara dhe rrëfejnë për gazetën dhunën që pësuan.

Ndërprerja e ndeshjes – Ndërpritet loja dhe ndëshkohen me teknikë të dy vajzat. Gjatë ndeshjes kishte përsëri acarime të lojtareve me njëra-tjetrën, e cila u pasua edhe pas mbarimit të saj.

“Disa herë është ndërprerë ndeshja, mund të themi se ajo është ndërprerë pothuajse 10 herë. Madje, trajnerja e skuadrës së Përmetit mori teknikë stoli. Pas mbarimit të ndeshjes, në fushë zbritën tifozët dhe na sulmuan së bashku me vajzat e ekipit të Përmetit. U detyruam të shkonim me vrap në dhomat e zhveshjes e aty në korridor jemi goditur.

Ne e humbëm ndeshjen, por nuk mjaftoi kjo, sepse jemi goditur barbarisht dhe jemi torturuar. Dy prej nesh që ishin në një gjendje mjaft të rëndë, as në spital nuk i dërguan, por policia, jo vetëm që nuk ndërhyri ndaj dhunuesve,por na morën të gjithave në Komisariatin e Policisë së Përmetit. Jemi shokuar nga kjo ndodhi, pasi ka qenë një barbarizëm i vërtetë. Tifozët e zyrtarët e klubit përmetar “zbarkuan” me forca të shumta në fushë për të “fshirë” fizikisht protagonistet e ndeshjes, që ishim ne vajzat e reja të Flamurtarit”, – thonë ato.

Fajtorët – “Ne fajtorë konsiderojmë trajneren e skuadrës së Përmetit, e cila u bë shkas për këtë dhunë të ushtruar ndaj nesh. Ajo shpeshherë ndërhynte dhe u bënte presion gjyqtarëve të ndeshjes. Pasi, sipas mendjes së asaj, gjyqtarët e ndeshjes shiheshin fajtorë për arbitrimin e tyre. Më pas, kur përfundoi ndeshja filloi dhuna.

Ne jemi të shokuara nga të tilla ngjarje. Jemi të frikë- suara shumë, se në vend që kjo ndeshje të ishte një vitrinë për basketbollin, u kthye në një teatër të shëmtuar horror. Madje, dhe rezultati që ne kemi humbur ishte një skenar i kësaj dhune të ushtruar nga drejtuesit e klubit vendës që komprometoi një ndeshje, e cila u përjetua mes tensionit.

Në limitet e fundit të ndeshjes, kur po shkonim në dhomat e zhveshjes nuk e menduam se disa burra, familjarë dhe disa zyrtarë të klubit vendës, bashkë dhe me tifozët, të cilët mësynë fushën duke na kërcënuar, do të na godisnin me mjete të forta dhe me grushte në mënyrë barbare, aq më tepër kundrejt disa vajzave që nuk kanë mbushur ende 18 vjeç”,- deklaruan vajzat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"