“Jemi përgatitur në dy fronte”, Çoçlli: Duhet qetësi kundër Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 9:47

“Jemi përgatitur në dy fronte”, Çoçlli: Duhet qetësi kundër Kukësit

Trajneri i Luftëtarit, Nikolin Çoçlli, beson shumë se do ta nisë mbarë aventurën në krye të stolit gjirokastrit, pavarësisht problemeve që e kanë shoqëruar klubin në këtë periudhë. Në intervistën për “Panorama Sport”, ai bën të ditur se është i bindur te cilësitë dhe dëshira e madhe që kanë lojtarët e rinj për të bërë mirë. Çoçlli prek edhe temën e merkatos së janarit, që ende është e bllokuar nga FIFA për klubin. 

Coclli-Nikolin-trajneri-i-Partizanit

U bënë rreth tri javë që stërvisni Luftëtarin, a është gati skuadra që të përballojë një kundërshtar si Kukësi?

Besoj se po. Në këto situata, ndoshta dhe pak emergjente, ne jemi përgatitur në të dyja frontet. Edhe nëse nuk zhbllokohet merkatoja, ne jemi të përgatitur. Kemi punuar me të dyja grupet e lojtarëve. Kemi përgatitur skuadrën që në çdo moment të jemi të gatshëm për të kontribuuar në nivelin e duhur. Besimi pa dyshim që është i plotë nga ana ime dhe lojtarët janë të qetë. E rëndësishme është që ata të japin 100%. Unë kam punuar në këtë drejtim dhe besoj te lojtarët.

Çfarë ju kanë thënë drejtuesit për merkaton, a ka shanse që të zhbllokohet?

Drejtuesit janë në bisedime në çdo sekondë. Jemi në kontakte të vazhdueshme për sqarime, pasi ju intereson dhe juve si gazetar dhe ne si pjesë e terrenit, që normalisht kemi nevojë të sqarohemi, pasi dilema ekziston. Por unë mendoj se lojtarët aktualë janë të gatshëm dhe do japin më të mirën në çdo aspekt. E mira pa diskutim është që lojtarët e afruar të federohen, të bëhen sa më shpejt pjesë e skuadrës tonë, por dhe nëse ndodh diçka tjetër, prapëseprapë, grupi që është i fazës së parë, janë të gatshëm për të kontribuuar dhe ata me parametrat që duhen. Skuadra , e përsëris e ka kontingjentin, e ka boshtin. Kjo është dhe një arsye që erdha këtu.

luftetariii

Do ju kënaqte edhe një pikë ndaj Kukësit?

Me Kukësin çdo rezultat pozitiv mirëpresim. Gjithsesi edhe ne kemi ambiciet tona. Çunat janë të rinj, kanë motivim, plus dhe freskinë e duhur. Vetëm u kërkoj të ruajnë qetësinë në këto situata, pjesë shumë e rëndësishme për të marrë më të mirën e mundshme.

Krahas lojtarëve që nuk federohen dot, cila është situata në skuadër me lojtarët që kanë probleme?

Na mungon Demo për kartonë, një pikë e fortë në mbrojtje.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"