“Jemi para një kolapsi të madh”, presidenti i Laçit ngre alarmin: Ua bëra të qartë futbollistëve se …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 0:06

“Jemi para një kolapsi të madh”, presidenti i Laçit ngre alarmin: Ua bëra të qartë futbollistëve se …

Vendimi i kryeministrit Edi Rama, për të mos përfshirë në paketat e ndihmës financiare, futbollin shqiptar, nuk është pritur aspak mirë nga presidentet e klubeve të Superiores. Në një prononcim për “Zona Gol”, në “Supersport”, presidenti i Laçit, Pashk Laska, u shpreh:

Laska dhe Nica ne stol gjate ndeshjes Tirana-Laci 2-0

“Nga data 11 shkurt,ia u bëra të qartë futbollistëve që klubi nuk merr përsipër, asnjë lloj pagese asnjë lloj akomodimi. Unë e kam biznes privat, nuk mund të paguaj nga xhepi.

Unë jam i mendimit, që ne deklarojmë ato që paguajmë. Flas për klubin tim. Ne deklarojmë atë që paguajmë. Paguajmë rrogat, trajtim ushqimor, fjetje, të gjitha. Nëse këta mendojnë se një futbollist mund të ushqehen me një djetë sa një puntor i thjeshtë është gabim.

Nuk shoh asnjë dritë jeshile, i jam drejtuar edhe FSHF edhe shtetit. Mendoj se jemi para një kolapsi mjaft të madh.”, u shpreh Laska.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"