“Jemi optimistë”, trajneri i Ilirisë për sfidën me Shënkollin: Synojmë fitoren, skuadra më bindi në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 11:40

“Jemi optimistë”, trajneri i Ilirisë për sfidën me Shënkollin: Synojmë fitoren, skuadra më bindi në…

Iliria është gati për Shënkollin. Pas pikës së marrë në transfertë ndaj Murlanit, tashmë fushëkrujasit lakmojnë fitoren.

Iliria-Shenkolli

Trajneri Fatmir Sala para kësaj sfide thotë: “Me gjithë mungesat që kisha në formacion, skuadra më bindi përballë Murlanit. Tashmë jemi përqendruar te java e 10-të, që do ta zhvillojmë në shtëpi. Jemi të angazhuar maksimalisht për të siguruar fitoren. Jemi të plotë tashmë dhe kjo shton optimizmin. Pikët i kemi të domosdoshme”.

NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"