“Jemi një grup shumë i bashkuar”, Hysaj: Ndaj Andorrës do luajmë si…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 14:00

“Jemi një grup shumë i bashkuar”, Hysaj: Ndaj Andorrës do luajmë si…

Së bashku me trajnerin Reja, në konferencë për shtyp ka dakë edhe kapiteni i kuqezinjve, Elseid Hysaj, i cili rikthehet në Kombëtare pas rreth 2 muajsh, për shkak se në ndeshjet e tetorit mungoi, pasi pësoi një dëmtim me ekipin e Napolit. Kapiteni është shprehur se po krijohet një grup shumë i mirë dhe se ndaj Andorrë do luhet në sulm.hysaj

Një grup i bashkuar dhe më të fortë?

“Sigurisht jemi shumë të bashkuar, siç po e kuptoni dhe ju. Janë të gjithë çuna të rinj dhe me ndihmën e trajnerit po krijojmë një grup të mirë”.

Si ndihesh?

“Unë jam mirë, sepse luajta me Napolin. Mendojmë shumë për Andorrën. Duhet të kalojmë nga sfida e Andorrës, për të arritur rekordin e pikëve. Në ndeshjen e dytë, do të ketë emocione te tjera, pasi është stadium i ri”.

Stadiumi dhe emocioni?

“Do të jetë një emocion ndryshe. Franca ka kampionë bote dhe do të jetë e vështirë të marrim pikë. Unë luaj te Napoli dhe tifozeria mund të na japë një dorë të ngrohtë për të marrë pikë në dy ndeshjet”.

Ju bën keq euforia për ndeshjen me Andorrën? 

“Të gjithë flasin për Francën. Por ne e dimë të gjithë se ndeshje me Andorrën është më e rëndësishme.

Taktika dhe teknika?

“Do të jemi si me Moldavinë, do të sulmojmë dhe do përpiqemi mos të marrim gol. Mbrojtësit tonë po luajnë titullar me skuadrat e tyre. Duhet të jemi të qetë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"