“Jemi një gjak e mish e asht”, mesazh emocionues i tifogrupit të skuadrës shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 13:45

“Jemi një gjak e mish e asht”, mesazh emocionues i tifogrupit të skuadrës shqiptare

Vendi ynë po kalon momente shumë të vështira, pas tërmetit që goditi mëngjesin e djeshëm, dhe kishte pasoja të rënda në jetë njerëzish dhe të plagosur.

TERMET

Solidariteti për për këtë ngjarje që tronditi vendin, ka qenë i madh edhe nga bota e futbollit. Shumë klube brenda vendit, janë shprehur të gatshme të ofrojnë ndihmat e tyre për të dëmtuarit.

Ndërkaq klubi i Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ka vendosur që të dhurojë të gjitha paratë që do të mblidhen nga biletat e ndeshjes ndaj Akademisë Pandev, që po luhet momentalisht.

79030766_10157224146108171_7877829156057120768_n

Nga ana tjetër tifo-grupi Shvervenat, kishin një mesazh për ngjarjen e ndodhur duke shprehur solidaritetijn dhe bashkimin në këtë fatkeqësi. “Jemi një gjak e mish e asht”, shkruhet në banderolën e shpalosur në ndeshjen e sotme.

Vlen të theksohet se të gjitha ndeshjet në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, nisën me një minutë heshtje.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"