“Jemi në pozita komode”, Caushaj: Nuk na falen gabime
Oriku nuk ka në plan që ta dorëzojë vendin e parë në Grupin B të “play out”-it. Nesër (sot) do të presin Turbinën në shtëpi, ndeshje prej së cilës duan vetëm trepikëshin.
Këtë e thotë edhe mesfushori Albano Caushaj, në një bisedë me gazetën. “Jemi në pozita komode, e megjithatë nuk na lejohen gabime. Çdo trepikësh na jep siguri për mbijetesën. Në kësi kushtesh, Turbinën e presim me idenë e qartë për ta mundur. I presim në shtëpi dhe kjo na jep qetësinë e duhur. Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i kësaj faze, çdo gabim kushton dhe me këtë logjikë ne nuk do të lëshojmë pe.
Skuadra është më e mobilizuar se kurrë, për të marrë pikët e nevojshme duke filluar nga cërrikasit”, tha Caushaj.
ENRIKO GABAJ – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"