“Jemi në moment të keq, por do të fitojmë me Dinamon”, talenti Beqja: Ju tregoj futbollistët që më ndihmojnë më shumë tek Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2022 | 19:20

“Jemi në moment të keq, por do të fitojmë me Dinamon”, talenti Beqja: Ju tregoj futbollistët që më ndihmojnë më shumë tek Teuta

Mesfushori i Teutës, Ledio Beqja, ishte një nga më të dalluarit e sfidës ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, talenti durrsak, ndër të tjera u shpreh:

bandicam 2022-04-17 19-17-59-253

“E filluam shumë mirë ndeshjen. Penalltia na frenoi pak. Pastaj reaguam dhe shënuam golin. Jemi në një moment të keq, por besoj se do të fitojmë me Dinamon dhe do të heqim më shumë.

Hyka dhe Vila më ndihmojnë, por më shumë më ndihmojnë Aleksi dhe Daja. Më flasin gjatë gjithë kohës në stërvitje, sepse jemi në të njëjtat role”, u shpreh 20-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"