“Jemi në krizë”, mesfushori i Milanit pret reagimin e skuadrës: Duhet fitore për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 11:08

“Jemi në krizë”, mesfushori i Milanit pret reagimin e skuadrës: Duhet fitore për…

Prezenca e nëntë sezonale në kampionat, por e shtata si titullar. Fakt që dëshmon se Pioli i beson. I aftë të mbulojë disa role, Rade Kruniç luajti dje në derbi. Pas humbjes, ai analizoi paraqitjen duke deklaruar se:

krunic-milan-780x470

“E nisëm keq e u përmirësuam në pjesën e dytë, por në pjesën e parë bëmë më pak se sa kishim planifikuar dhe përgatitur në stërvitje gjatë javës. Tani mendojmë për Torinon. Një rezultat pozitiv mund të ndryshojë gjithçka. Mezi presim të stërvitemi, të punojmë sa më shumë.”

Interi nuk ishte rivali më i lehtë në këtë moment krize dhe boshnjaku e pranon hapur.

Në deklaratën e tij ai shtoi: “Interi është një kundërshtari i fortë dhe e pamë në Superkupë. Ishim të vetëdijshëm se nuk do të ishte e lehtë. U munduam të ndryshonim diçka në pjesën e dytë dhe luajtëm mjaft mirë. Sigurisht duhej bërë më shumë, por mund të them se na mungoi edhe fati në këtë derbi. E dimë se kemi probleme me rezultatet dhe lojën, por nuk kemi bërë kurrë pak në aspektin e përkushtimit. Është momenti më i vështirë që kur jam pjesë e Milanit. Jemi një grup dhe ekip i fortë, por momenti nuk është i lehtë mendërisht dhe nuk jemi gati t’i përballojmë këto ndeshje duke pasur parasysh rezultatet e mëparshme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"