“Jemi në gjendje optimale, i marrim pikë Kukësit”, Jonuz: Ja si mendoj t’i ndal cilësitë e ekipit verilindor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 9:29

“Jemi në gjendje optimale, i marrim pikë Kukësit”, Jonuz: Ja si mendoj t’i ndal cilësitë e ekipit verilindor

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, është shprehur me bindje se Vllaznia e tij do të arrijë të përsërisë rezultatin pozitiv ndaj Skënderbeut, sërish në kampionat. Tekniku vlerëson pa masë sulmin e mirë të skuadrës kundërshtare, por nuk ngurroi që të theksojë se mbrojtja më e mirë deri tani e kampionatit, që është ajo kuqeblu, do të arrijë të ndalë edhe sulmin kuksian.mirsad jonuz

Profesor, ju pret një përballje e vështirë nesër(sot). Komenti juaj?

Aspak, nuk e shikoj si takim të vështirë. Ne nuk kemi se çfarë të humbim, ndaj mundemi vetëm të fitojmë. Kam parë disa video të ekipit të Kukësit, në ndeshjet që kanë luajtur brenda dhe jashtë. Ata kanë sulm të mirë dhe ne kemi mbrojtje të mirë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ne. Por edhe Kukësi ka mbrojtje të mirë, madje ka edhe një trajner që luan mirë në manovrën mbrojtëse.

A mendoni se jua shton problemet kjo?

Po, është e vërtetë. Ata kanë një mbrojtje të mirë, por mendoj se kanë një sulm me shumë emra cilësorë, si Abazaj, Gavazaj, Roca, Shkurtaj e për më tepër, kjo skuadër ka edhe të një mesfushë të mirë.

Ju thatë shkojmë për të fituar, ku e mbështesni këtë besim?

Sepse kemi filluar të luajmë ashtu siç duhet.

Është i gjithë ekipi i gatshëm?

Po. Sot (dje) kishim edhe testin e fundit dhe e gjithë skuadra është në një gjendje tejet optimale.

A pritet që të ketë lëvizje në formacion?

Lëvizjet do të jenë vetëm taktike.

Thatë që keni një mbrojtje të mirë, kjo do të thotë që Vllaznia do të luajë për barazim, apo do të tentojë të fitojë?

Ndeshja, që në momentin kur fillon, është për t’u fituar. Por për ne çdo rezultat pozitiv është i mirë.

Është ky optimizëm edhe te lojtarët, ashtu si te trajneri?

Sot (dje) e kam vënë re në stërvitjen e fundit se është një atmosferë optimale tek ekipi.

E njihni mirë trajnerin kundërshtar…

Po, e njoh mirë se ka drejtuar në Maqedoni. Për më tepër e kam edhe mik. Por nesër do të kërkojmë maksimumin me ekipet tona.

Gligorov, a do të jetë i gatshëm dhe a pritet që nga minuta e parë?

Po, do të jenë të gatshëm të gjithë futbollistët e skuadrës për takimin me Kukësin. Edhe pikëpyetjet e vetme të kuqebluve që ishin për këtë sfidë, si maqedonasi i mbrojtjes, Gligorov, e po ashtu edhe mesfushori Emerson, do të jenë të gatshëm. Që të dy janë stërvitur me ekipin. Mbrojtësi i majtë pritet që të jetë nga minuta e parë, duke plotësuar katërshen e prapavijës. Ndërsa Emerson pritet që të jetë pjesë përbërëse e skuadrës, që do të udhëtojë drejt Elbasanit.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"