“Jemi në bashkëpunim me Silvinjon”, Bushi: Kam lojtarë që bëjnë futboll të bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 11:47

“Jemi në bashkëpunim me Silvinjon”, Bushi: Kam lojtarë që bëjnë futboll të bukur

Alban Bushi doli sot para mediave për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë, ku analizoi listën e lojtarëve të grumbulluar. Ai u shpreh besimplotë se Shqipëria ka lojtarë të mirë si në moshat ashtu edhe në ekipin e parë.

ALBAN BUSHI 1

“Lista? Janë 8 lojtarë që vijnë nga kampionati shqiptar. Kishim një plan për të marrë lojtarë të tjerë, por kemi kohë që i shohim këta që kemi marrë. Janë lojtarë të perspektivës. Janë lojtarë të mirë dhe të rinj.

Alivoda dhe Preka? Mungesa për arsye teknike. Do provojmë disa lojtarë të tjerë të rinj. Të jesh trajneri i kombëtares U21, nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë të bësh plane.

Miqësorja? Është pak e vështirë, por më pëlqen, sepse kështu ecim përpara. Ndeshja me Bullgarinë është një test i mirë për ne. Ata luajnë me të njëjtin sistem si Armenia.

Do doja të kisha edhe lojtarë që mungojnë, por ata do të rikthehen në shtator. Besoj se këta lojtarë do e përballojnë mirë këtë ndeshje, si në lojë dhe rezultat. Puna me moshat është primare në ekipin kombëtar.

Bashkëpunimi me Silvinjon? Puna me moshat është primare në ekipin kombëtar. Jemi në bashkëpunim me trajnerin e ekipit A. Ai ka luksin të përzgjedhë lojtarë nga kombëtaret e moshave.

Kemi lojtarë cilësore, që luajnë në nivele të larta, si Broja dhe Asllani. Ne kemi lojtarë shumë të rinj. Kemi lojtarë pretendentë për të luajtur me kombëtaren A në të ardhmen.

Formacioni ideal i eliminatoreve? E kam në mendje, por 90% e ekipit është gati për në shtator. Do të jemi një ekip shumë i fortë. Kam lojtarë që dinë të luajnë futboll, do të luajmë një futboll të bukur.

Mendoj se nëse do të kemi të gjithë organikën e duhur, ne bëhemi një ekip shumë i fortë. Do jemi pretendentët e grupit nëse do të jemi të plotë”, u shpreh Bushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"