“Jemi me ty Shqipëri”, shikoni reagimin e Dardanëve pas tërmetit tragjik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2019 | 12:00

“Jemi me ty Shqipëri”, shikoni reagimin e Dardanëve pas tërmetit tragjik

Grupi i tifozëve të Kosovës, Dardanët”, kanë reaguar ndaj tërmeteve në Shqipëri, teksa nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare kanë shkruar se po luten për shpirtin e viktimave, familjarët e tyre dhe çdo të prekur nga kjo ndodhi.

kOSOVA

Tërmeti, që pati epiqendrën në qytetin e Durrësit dhe ishte i shkallës 6.4 të Rihterit, ka shkaktuar vdekjen e disa personeve dhe dëme të mëdha materiale.

Dardanet

“Lutemi për shpirtin e viktimave, për familjet e tyre dhe për të lënduarit nga kjo tragjedi e rëndë. #MetyShqiperi”, shkruhet në faqen zyrtare të Dardanëve në rrjetin social Facebook.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"