“Jemi më të mirë se sezonin e kaluar”, Martini: Për penalltinë nuk jam i bindur! Kjo ndeshje mund të dilte edhe… barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 22:05

“Jemi më të mirë se sezonin e kaluar”, Martini: Për penalltinë nuk jam i bindur! Kjo ndeshje mund të dilte edhe… barazim

Trajneri i Teutës, Edi Martini, i ka dhënë meritat e fitores ndaj Partizanit karakterit që ka krijuar skuadra gjatë këtyre viteve. Në fjalët e tij për “SuperSport” ai pranoi gjithashtu se sfida kishte qenë e luftuar dhe se mund të ishte mbyllur edhe në barazim.

bandicam 2021-09-10 21-58-46-487

NDESHJA- Ky ekip armën më të fortë ka grintën dhe karakterin. Djemtë japin 120% të tyre. Kanë autoritet prej kampioni dhe vazhdojnë ta tregojnë gjithnjë e më shumë. Partizani luajti mirë, është e vështirë të flasësh për titullin. Kjo ndeshje mund të dilte dhe barazim. Partizani na vuri në vështirës, humbi edhe penallti. Në ndeshje të tjera nuk mund të veprosh kështu, po të lëshosh kështu terren, mund edhe të ndëshkohesh. Për penalltinë nuk jam i bindur, sepse nuk e kam parë në televizor.

SJELLJA JO PROFESIONALE NDAJ GJYQTARËVE- Ne e diskutojmë shpeshherë këtë temë. Aleksi ka temperament të tillë, gjëra të tilla na ndodhin edhe në stërvitje. Ka grintë dhe shpirt dhe e tepron njëçik. Kallaku ishte kapiten, i takonte të kërkonte llogari te gjyqtari. Duhet të jemi shumë më të qetë. Kartonët e verdhë e dëmtojnë ekipin në ndeshjet e tjera. Duhet bërë kujdes, sidomos kur bëhet fjalë për kartonë të marrë për protesta.

PENALLTIA- Unë nuk arrij ta dalloj!

TEUTA MË E MIRË SE AJO E TITULLIT- Ne jemi më mirë se vitin e kaluar. Janë lojtarë të rinj në mbrojtje dhe portieri. Ka ikur Bregu është rikthyer Kallaku. Jemi më mirë. Me përjashtimin e 2-3 lojtarëve që kanë ardhur vonë dhe nuk janë në formën optimale. Mos harrojmë që kemi edhe Enco Vilën e dëmtuar. Them që do të jemi më mirë se vitin e shkuar.

Gjiorgev vrapon shumë, konsumon shumë energji. Gjithsecili ka të mirat dhe të këqijat e veta. Shpresoj që do të na ndihmojë shumë. Kemi lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë. Është një pikë e mirë e ekipit tonë.

TËRHEQJA- Goli na imponoi që të ktheheshim, për meritë dhe të Partizanit. Duhet të ishim më të qetë në qarkullin e topit. Bëmë gabime në mesfushë. Shumë gjëra duhet të riparohen. Ishte dhe meritë e Partizanit mënyra se si ne luajtëm sot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"