“Jemi mbrojtur shumë pak nga klubi”, Konte shfryn pas përfundimit të sezonit: Puna jonë nuk është vlerësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 8:24

“Jemi mbrojtur shumë pak nga klubi”, Konte shfryn pas përfundimit të sezonit: Puna jonë nuk është vlerësuar

Trajneri i Interit Antonio Konte shprehu zhgënjim që puna e tij dhe skuadrës zikaltër nuk ka marrë vlerësimin e duhur për këtë sezon.
kONTE
Në konferencën për shtyp pas fitores 0-2 ndaj Atalantësm gjë që bëri që Interi të mbyllte sezonin në vendin e dytë, Konte theksoi se ai dhe lojtarët e tij nuk janë mbrojtur as nga klubi sa herë që ekipi nuk ka marrë rezultate pozitive.

“Puna ime dhe futbollistëve nuk është vlerësuar. Jam mbrojtur shumë pak nga klubi. Kur dëshiron të fitosh dhe të shkurtosh diferenca, duhet të tregoheni të fortë në fushë. Njerëzit duhet të të mbështesin në çdo moment të mirë apo të keq. Kjo nuk ka ndodhur tek Interi. E kuptoj sepse kjo na ndihmoi të bashkoheshim dhe të përballeshim me çdo vështirësi. Urimë djemve, por vetëm për”, përfundoi deklaratën e tij Antonio Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"