“Jemi krenarë që përfaqësojmë Italinë”, Fonseka pas kualifikimit: Nuk e di nëse do të jem trajner i Romës vitin tjetër, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2021 | 15:45

“Jemi krenarë që përfaqësojmë Italinë”, Fonseka pas kualifikimit: Nuk e di nëse do të jem trajner i Romës vitin tjetër, por…

Pas biletës në gjysmëfinale, Paulo Fonseka mendon t’i dhurojë një tjetër kënaqësi Italisë përballë Mançester Junajtidit. “Bëmë një ndeshje të mirë në mbrojtje kundër Ajaksit.

fonseka

Në Amsterdam patëm më shumë probleme. I kontrolluam shumë mirë sulmuesit e tyre. Është një motiv kënaqësie i jashtëzakonshëm përfaqësimi i Italisë në Europë. Jemi shumë të gëzuar. Ajaksi është një skuadër e madhe. Xheko është i motivuar dhe po luan mirë. Po punon për skuadrën dhe është në gjendje të mirë fizike”, tha trajneri i Romës. Ai komentoi edhe të ardhmen e tij dhe raportin me drejtuesit.

“Nuk ndryshon asgjë mes Romës tani. Nuk e di nëse do të jem tekniku i Romës sezonin e ardhshëm. Nuk jam aspak i shqetësuar për të ardhmen time. Presidenti është gjithnjë pranë skuadrës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"