“Jemi gjallë”, Konte në delir pas triumfit në Gjermani: Mposhtëm më të mirët e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 0:04

“Jemi gjallë”, Konte në delir pas triumfit në Gjermani: Mposhtëm më të mirët e grupit

Trajneri i Interit, Antonio Konte, u shfaq i entuziazmuar pas triumfit 2-3 që skuadra arriti në transfertë ndaj Mynshenglabahut. Në prononcimin pas kësaj fitoreje tepër të rëndësishme, tekniku italian, deklaroi:

Konte

“Nëse nuk je ekip, nuk vjen këtu dhe fiton kundër një Borusia. Nëse nuk je ekip taktikisht, me temperament, vendosmëri dhe dëshirë nuk i luan dot këto lloj ndeshje.

Ne luajtëm një ndeshje të rëndësishme ku meritonim të fitonim. Mund të kishim shmangur vuajtjet e panevojshme, por u përballëm me një ekip të përshtatshëm, me me të mirët në grupin tonë. Ne jemi gjallë, është gjëja më e rëndësishme. Kur kemi frymën e duhur në skuadër, bëhemi problem për kundërshtarët. Duam t’i bëjmë tifozët tanë krenarë”, u shpreh ndër të tjera Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"