“Jemi gati për Lushnjën”, te klubi i Kategorisë së Parë “harrojnë” trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 21:09

“Jemi gati për Lushnjën”, te klubi i Kategorisë së Parë “harrojnë” trajnerin

Apolonia nuk ka ende “timonier”, e megjithatë stërvitjet nuk janë ndalur. Është Mariglen Kule dhe Dario Dian që po drejtojnë seancat e këtyre ditëve dhe gjasat janë të jenë ata në stol edhe kundër Lushnjës, ndeshje që luhet që të shtunën për llogari të javës së 4-t të Kategorisë së Parë.

Apolonia

Me edhe pa trajner, lojtarët e dinë se çfarë duan nga ky 90- minutësh dhe këtë e pohon qartazi nigeriani Ndubuisi Francis Eneh. Mbrojtësi, për “Panorama Sport”, thotë:

“Fitorja në Kupë, ishte pika e kthesës sonë. Pas asaj humbjeje me Besën në kampionat, reaguam me Besëlidhjen në Kupë. Ne kemi pretendime në të dyja kompeticionet, ndaj nuk do të flasim. E megjithatë, duhet të jemi vigjilentë. Duhet të korrigjohemi dhe t’i shmangim ato gabimet që kemi treguar.

Jemi përqendruar tashmë te një tjetër ndeshje, ajo me Lushnjën. Është derbi dhe vështirësia dihet, por ne jemi përgatitur intensivisht dhe e dimë se çfarë duam. Mjafton të luajmë me zemër dhe shpirt, pasi tifozët dëshirojnë kthesën e menjëhershme edhe në kampionat”.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"