“Jemi gati”, Jasiri dhe Ferhani ndezin motorët para sfidës me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 8:45

“Jemi gati”, Jasiri dhe Ferhani ndezin motorët para sfidës me Bylisin

Jasir Asani dhe Ferhan Hasani duken shumë miq të mirë me njëritjetrin dhe kjo gjë, shihet thuajse në çdo seancë stërvitore të “demave”. Edhe në seancën e djeshme stërvitore, dyshja janë stërvitur së bashku, nga ku kanë shkrepur dhe një foto, e cila më pas është shpërndarë dhe në rrjetet sociale.

Jasi Asani

Asani dhe Hasani kanë shpërndarë foton në llogaritë e tyre zyrtare në rrjetin social “Instagram”, me Jasirin që shkroi: “Jemi gati”. Kjo foto më pas, me këtë diçiturë, u publikua sërish nga vetë Ferhan Hasani, i cili mesa duket ka lënë pas dëmtimit dhe është i gatshëm për të luajtur edhe si titullar ndoshta kundër Bylisit. Zgjedhja i takon trajnerit Daja, por Hasani duket në formën e tij më të mirë që pas transferimit në janar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"