“Jemi ende në lojë”, Hima: Shpresoj të fitojmë ndeshjen e fundit dhe të kapim Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 18:45

“Jemi ende në lojë”, Hima: Shpresoj të fitojmë ndeshjen e fundit dhe të kapim Europën

Vllaznia dhe Laçi ndanë pikët në javën e 35-të të Superiores. Pas ndeshjes foli zëvendës-trajneri i Laçit, Klevis Hima.
bandicam 2023-05-25 18-26-09-842

“Në pjesën e parë nuk luajtëm edhe shumë mirë, ishim më të kujdesshëm. Në pjesën e dytë, pas pësimit të golit, ishte vetëm çështje fati. Krijuam shumë raste shënimi, por nuk arritëm që të realizonim. Jemi akoma në lojë për vendin e katërt dhe shpresojmë që të arrijmë këtë objektiv. Kemi edhe një ndeshje për të luajtur dhe shpresojmë që të fitojmë dhe të arrijmë të kualifikohemi në Kupat e Europës”, tha Hima për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"