“Jemi ekip i ri”, trajneri Ahmataj: Fitorja ndaj Laçit duhej për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 17:32

“Jemi ekip i ri”, trajneri Ahmataj: Fitorja ndaj Laçit duhej për…

Julian Ahmataj, trajneri i Skënderbeut, pas suksesit në miqësoren me Laçin, për “Panorama Sport” u shpreh:

Ahmataj

“Kemi zhvilluar mjaft miqësore dhe të them të drejtën forma jonë po vjen në rritje nga takimi në takim. Jam i kënaqur, sepse djemtë dhanë maksimumin. Përqendrimi ishte maksimal, siç edhe ne e kërkojmë. Ishim gjatë gjithë kohës në ekuilibër dhe kjo bëri që të fitojmë.

Kur kemi përqendrim, shfaqemi shumë mirë dhe vëmë në vështirësi çdo lloj skuadre. Nuk duhet ta harrojmë se jemi një ekip i ri dhe kemi bërë shumë ndryshime nga sezoni i kaluar. Sigurisht që kjo kishte problemet e veta, por po shikoj që kemi bërë zgjedhjet e duhura dhe ekipi po tregon forcën e vet.

Ndaj Laçit nuk kishte rëndësi rezultati, por duhej thjesht për të ngritur moralin se skuadra është e re. Tani presim fillimin e sezonit për të thënë edhe atje fjalën tonë. Ekipit i kam thënë që do të jetë një sezon i gjatë dhe i vështirë, që ndryshon shumë nga miqësoret”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"