“Jemi duke u rritur si grup”, De Bur: Depaj mund të përmirësohet ende, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 23:49

“Jemi duke u rritur si grup”, De Bur: Depaj mund të përmirësohet ende, por…

Pas fitores me rezultatin 2-0 ndaj Austrisë dhe pas kualifikimit për më tej, ka folur për mediat trajneri i Holandës, Frenk De Bur duke analizuar grupin e tij dhe dhe deklaron se janë duke u rritur dhe se Depaj mund të përmirësohet ende:

de bur

“Gjatë një turneu duhet të rritesh, mbi të gjitha në mënyrën sesi të qëndrosh si skuadër. Gjithashtu besimi te sistemi me të cilin po luajmë, faza e qarkullimit të topit, krahët, ne diskutojmë së bashku se çfarë mund të përmirësojmë.

Kjo është mënyra se si rritemi në një kompeticion dhe bashkimi që kemi tani është me të vërtetë i rëndësishëm. Depaj mund të përmirësohet ende. Ka shënuar penalltinë dhe ka dhënë topin e golit të 2-0. Di të bëjë edhe më mirë, por të rritemi të gjithë në këtë kompeticion.”, përfundoi De Bur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"