“Jemi brenda objektivave, do të synojmë majën”, Orges Shehi “kërcënon” rivalët: Një lojtarë si Seferi, do të doja ta kisha në çdo skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 18:31

“Jemi brenda objektivave, do të synojmë majën”, Orges Shehi “kërcënon” rivalët: Një lojtarë si Seferi, do të doja ta kisha në çdo skuadër

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas triumfit 5-2 në “Air Albania” ndaj Apolonisë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku durrsak deklaroi:

bandicam 2021-04-04 18-25-26-794

FITORJA- Ndeshjet e lehta në letër, bëhen shumë të vështirë. Apolonia është kundërshtar shumë i vështirë, ndeshjet e fundit ka humbur me rezultatet të ngushtë, iu ka marrë pikë shumë kundërshtare, kur shënuam golin e katërt të pestë u qetësuam. Kur luan i fundit ndjen edhe rezultatet e kundërshtarëve. Kjo ndeshje ishte detyrim për të fituar. Kundërshtari u mbrojt me shumë forca, më vjen mirë që ia dolëm, që shënuan lojtarët dhe për mënyrën si u shpreh skuadra.

Pjesën e parë kishim pak vështirësi. Nuk e morëm në disa momente thellësinë. Dolëm para portës me Seferin, por nuk shënuam. Kur të mungojnë 2 qendërmbrojtësit si Hoxhallari dhe Vangjeli, bëhet më e vështirë manovra. Në pjesën e dytë ndërruam rreshtim dhe u shprehëm mirë. Ishte modul që tentuam ta aplikonim gjithë javës, kishim dilemë ta nisnim me 3 apo 4. Të shikojmë ndeshjet në vazhdim. Kjo varet nga kundërshtarët që kemi përpara.

SKEMA- Në të gjithë e kaluara kemi luajtur me 3 mbrapa, kur gjërat shkojnë mirë, nuk mund të bësh ndryshime. E thashë na mungonin 2 qendërmbrojtësit, kishim dilemë si ta nisnim. E nisëm me 3 mund të ndryshojmë në vazhdim, gjithçka varet nga kundërshtarët. Në disa momente të vogla mund të shërbenim më mirë dhe të ishim më konkret para portës.

OBJEKTIVI TITULL- Ne jemi brenda objektivave, do të synojmë majën. E kemi marrë skuadrën me 16 pikë objektivë, jemi 5 pikë mbrapa. Do të tentojmë me të gjitha mënyrat për tu ngjitur sa më lartë, duke pasur stofin e kampionit. Duhet të mendojmë ndeshjen e radhës për të menduar për objektivat madhore, për të cilat nuk heqim dorë.

SHTERPËSIA E SULMUESIT- Vairinen nuk po përshtatet siç duhet, pasi vjen nga një vend me mentalitet tjetër. Taulanti na ndihmon shumë, vrapon ndihmon skuadrën. Një lojtarë si ai, do të doja ta kisha në çdo skuadër. Golin e Torasës ai e gatoi. Ndërsa Torasa është një lojtar që lëviz shumë dhe e ndihmon skuadrën. Më vjen mirë edhe për Ismailgecin që shënoi.

SKUADRAT RIVALE- Unë mendoj që ajo skuadër që do ketë më shumë se të tjerët, do të jetë ajo që do të gabojë më pak. Kemi edhe 10 javë, na pret një ndeshje e vështirë në javën e ardhshme. Po të ulësh përqendrimin dhe vlerësimin e pëson nga të gjitha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"