“Jemi bërë të urtë”, Flik ndryshon taktikë: Dua një Bajern “vrasës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 13:52

“Jemi bërë të urtë”, Flik ndryshon taktikë: Dua një Bajern “vrasës”

Bajerni i Mynihut do të presë nesër në “Allianz Arena” Fraiburgun për ndeshjen e javës së 16-të të Bundesligës gjermane. Eliminimi në Kupë ndaj Kielit kërkohet të lihet pas nga skuadra kampione. Trajneri Hansi Flik u shpreh në konferencën për shtyp se pret një reagim nga skuadra e tij.

flik

Si është gjendja e lojtarëve?

Çupo Moting, Leon Gorecka dhe Kingslei Koman që munguan në ndeshjen e fundit do të jenë në dispozicon të skuadrës.

Çfarë prisni ndaj Fraiburgut?

Do të jetë një ndeshje e vështirë. Fraiburg po kalon një formë të mirë dhe ndaj nesh ata gjithmonë kanë bërë ndeshje të mira. Pres që skuadra të reagojë dhe ta fitojë ndeshjen. Mbrojtja do të ketë një detyrë të vështirë. Zhgënjimin në kupë duhet ta lëmë pas dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen e së dielës.

Është harruar ndeshja në Kiel?

Viti 2020 ishte shumë i mirë për skuadrën tonë. Edhe pse ishte një vit jo normal për futbollin. Viti i ri nisi jo mirë për ne, por mund të them që mentaliteti i skuadrës nuk ka ndryshuar. Tani nuk ka më ndeshje të lehta dhe skuadra të dobëta, mendoj që kjo është e qartë edhe për lojtarët që duhet të rrisin përqëndimin e tyre. Por tani pak rëndësi ka çfarë ndodhi të mërkurën, duhet të shohim vetëm përpara.

Do të ketë ndryshime taktike?

Mendoj që skemat kanë shumë pak lidhje me atë çfarë ka ndodhur në dy ndeshjet e fundit. Edhe në sezonin e kaluar kemi luajtur me këtë skemë. Lojtarët duhet të kuptojnë se gjithçka ka të bëjë me përkushtimin në fushën e lojës. Nëse jep 100% atëherë shanset për të fituar janë shumë të mëdha. Nuk ka rëndësi nëse qëndron prapa, në mbrojtje apo para.

Zyle nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, çfarë i ka munguar?

Nuk më pëlqen të komentoj për lojtarë të veçantë. Jam gjithmonë ai që qëndron pas një skuadre të tërë. Niklas duhet të ketë më shumë besim te vetja, në ndeshjet e fundit gabimet i kanë kushtuar shumë skuadrës.

Jeni duke menduar për Botërorin e Klubeve?

Kemi edhe disa ditë kohë për të menduar për këtë kompeticion. Nuk e di se çfarë do të bëhet. Gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt.

Mark Roka duket se nuk po gjen hapësirat e duhura, çfarë plani keni me lojtarin?

Në pozicionin që luan ai është një konkurrencë e madhe. Mark ka punuar mirë dhe sinjalet që ka dhënë kanë qenë pozitive por në skuadrën e Bajernit askush nuk e ka vendin e sigurt.

Mungon komunikimi i lojtarëve në fushë?

Më parë komunikimi në fushë dëgjohej më mirë, ishim më të zhurmshëm. Kam vënë re që në ndeshjet e fundit kemi qenë pak më të urtë se ç’duhet. Shpresoj që të rikthehemi të zhurmshëm.

Jeni kritikuar jo pak pas eliminimit në Kupë, çfarë mendoni për to?

Kur gjërat nuk ecin mirë është normale të kritikohesh. Janë gjëra normale në profesionin tonë. Ashtu si unë, edhe skuadra e di çfarë se pret në situata të tilla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"