“Jemi akoma gjallë”, italiani Vanoli: Ky është limiti i kësaj skuadre, s’kam çfarë t’iu kërkoj lojtarëve…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2022 | 19:10

“Jemi akoma gjallë”, italiani Vanoli: Ky është limiti i kësaj skuadre, s’kam çfarë t’iu kërkoj lojtarëve…

Trajneri i Dinamos, Rodolfo Vanoli, foli pas barazimit ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-1. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku italian, ndër të tjera ai u shpreh:

bandicam 2022-05-09 19-00-48-815

Barazimi ndaj Skënderbeut- S’kam çfarë t’iu kërkoj lojtarëve, djemtë lojën e bënë mirë. Dolëm shumë herë përpara portierit por nuk finalizuam. Ky është limiti i kësaj skuadre, prodhon shumë, por nuk po finalizon. Nuk kam çfarë t’iu them lojtarëve, po  japin maksimumin. Ishte një ndeshje e dominuar, që mund ta fitonin, por edhe  mund të humbnim ashtu siç shkoi sfida.

Nuk mbaj mënd një pritje të Simonit. Kanë ngelur edhe 3 ndeshje, do të vazhdojmë me këtë shpirt gare deri në fund. Jemi akoma gjallë.  Nuk më pëlqen të gjykoj në fund të ndeshjes. Ekipi bëri një paraqitje shumë të mirë.

3 ndeshjet e mbetura – Që kur kam ardhur unë, gjithmonë kemi luajtur si të barabartë me të gjitha ekipet, na ka munguar vetëm goli. Me Tiranën, humbëm penallti në minutat e fundit. Unë analizoj situatat dhe them se ekipi paraqitet mirë.

E ardhmja- Për mua është e rëndësishme ta mbarojmë sa më mirë kampionatin, pastaj do të vlerësohet gjithçka me klubin.

Goli i pësuar- Kam respekt për të gjithë, por kam filozofinë time të lojës. Për të fituar ndeshjen, duhet qarkullimi i topit. Duhet të jemi gjithmonë ofensivë në sulm. Patëm shumë raste sot, nëse duhet të jemi objektivë, kjo lloj filozofie me kundërsulm, nuk është në filozofinë time.

Për të bërë kundërsulmin duhet të kesh lojtarët e duhur. Fusha nuk ishte shumë e keqe. Duhet të dimë që një futbollist duhet të arrijë të luajë në të gjitha terrenet”, u shpreh Vanoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"