“Je shembulli im në jetë…”, Granit Xhaka, urim të veçantë nënës për ditëlindje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 16:26

“Je shembulli im në jetë…”, Granit Xhaka, urim të veçantë nënës për ditëlindje

Për futbollistin e njohur Granit Xhaka, sot është një ditë mjaft e veçantë. Nëna e tij feston ditëlindjen! Futbollisti ka gjetur fjalë të bukura dhe të ndjera për ta uruar.granit

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, mesfushori i Arsenalit, i ka uruar ditëlindjen nënës së tij, me një shkrim vërtet emocionues.“Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunëtore, por mbi të gjitha si NJERI.

E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja.

Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gëzuar ditëlindjen nena ime e dashur, personi me i shtrenjtë në jetën time.❤”, shkruan Graniti në ‘Instagram’ përkrah disa fotove mjaft të veçanta familjare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"