“Je grua bukuroshe, pa do të thoja ik pi*dhu”, gjuha vulgare e Sarrit ndaj gazetares italiane (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2018 | 14:12

“Je grua bukuroshe, pa do të thoja ik pi*dhu”, gjuha vulgare e Sarrit ndaj gazetares italiane (Video)

Trajneri i Napolit, Mauricio Sarri duket se nuk e ka përjetuar fare mirë barazimin e ditës së djeshme ndaj Interit. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, gazetarja e Canale 21, Titi Importa, e pyeti trajnerin e napoletanëve nëse me rezultatin e djeshëm cështja e titullit është kompromentuar.

sarrrrri

Por përgjigjja që i erdhi nga trajneri i Napolit shkoi përtej normave etike. “Je grua, je bukuroshe, e për këto dy motive nuk do të të thosha ik pi*dhu”. Pasi kaluan disa orë nga deklarata e tij, trajneri Sarri, ka kërkuar ndjesë për gazetaren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"