Javë pozitive për legjionarët në Seria B, Veseli ruan kreun. Aliji e Llullaku pikë jetike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 17:38

Javë pozitive për legjionarët në Seria B, Veseli ruan kreun. Aliji e Llullaku pikë jetike

Frederik Veseli ishte titullar i padiskutueshëm në sfidën që Empoli fitoi me rezultat të thellë, 4-0 ndaj Parmës në Serinë B italiane. Ai u aktivizua për 90 minuta, dhe tashmë e sheh veten shumë pranë ngjitjes në Seria A.

empoli

Edhe Aliji ishte titullar me Entelën, ku u ndëshkua edhe me karton të verdhë, ndërsa sfida ndaj Peskarës u mbyll në barazim 0-0. Ndërkohë, blerja më e re, Azdren Llullaku, qëndroi në stol përgjatë të gjithë ndeshjes, ndërsa me këtë pika ata ngjithen në kuotën e 28 pikëve, në vendin e 17-të, një më lart se zona e play-out.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"