Javë e zezë për të kuqtë, Partizani humb me çdo ekip në fushë. Shikoni të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 10:19

Javë e zezë për të kuqtë, Partizani humb me çdo ekip në fushë. Shikoni të gjitha rezultatet

Kjo ka qenë një javë negative për klubin Partizani. Që nga skuadra e parë e deri tek ekipet e moshave, secila që ka zbritur në fushë ka pësuar një rezultat negativ.PARTIZANI VLLAZNIA

Me përjashtim të skuadrës së Partizanit B, e cila ka qenë pushim këtë fundjavë, të gjitha ekipet e tjera, Partizani, Partizani U19, U-17 dhe U-15 kanë dalë pa pikë nga ndeshjet respektive.

Skuadra e parë e drejtuar nga Sormani u mund në transfertën shkodrane, me rezultati 1-0 në favor të kuqebluve. Një ndeshje me disa episode për kontestim nga të kuqtë. Skuadra U-19 e Partizanit, në ndeshjen përballë Internacionalit, është mundur me dy gola me rezultatin 2-0.

Me të njëjtin kundërshtar, Internacional, por me rezultat 1-0 ka humbur Partizani U-17. Disfatë ka pësuar edhe skuadra U-15, e cila është mundur 0-1 nga Akademia e Futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"