“Javë e çuditshme, por duhet të tregohemi profesionistë”, Romanjoli: Me Xhenoan nuk duhet ta marrim lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 9:04

“Javë e çuditshme, por duhet të tregohemi profesionistë”, Romanjoli: Me Xhenoan nuk duhet ta marrim lehtë

Alesio Romanjoli është ndër tetë lojtarët e vetëm të Serisë A që i ka luajtur të gjitha minutat e kampionatit në këtë sezon. Kapiteni i Milanit ka folur për televizionin e klubit në lidhje me ndeshjen e radhës, sidomos në një situatë të vështirë si kjo e krijuar për shkak të Koronavirusit, çka i detyron shumë ekipe të luajnë pa tifozë.pioli romanjoli

NDESHJA – “Në ekip asnjëri nuk ka provuar kurrë të luajë me dyer të mbyllura. Do të jetë diçka e çuditshme për secilin prej nesh sepse jemi mësuar që të zbresim në fushë me publikun që na përkrah”.

ATMOSFERA – “Ndeshjet pa tifozë janë kudo të vështira. Na takon neve si ekip që të ruajmë përqendrimin e të tregohemi profesionistë duke bërë detyrën tonë në fushë”.

XHENOA – “Çdo ditë kemi punuar për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen me Xhenoan. Kemi përballë një rival të komplikuar, por e tillë do të jetë çdo sfidë deri në fund të sezonit. Nuk mund të rrezikojmë e të marrim lehtë asnjë minutë nga ndeshjet e mbetura”.romanjoli

KORONAVIRUS – “Situata është kritike dhe falënderimet shkojnë për të gjithë ata mjekë që po kujdesen për të prekurit nga virusi. Duhet të bëhemi të fortë e të ndjekim udhëzimet e organeve kompetente. Italia ka ditur t’i përballojë këto situata me kurajë, e sidomos kur në mes është shëndeti, gjëja më e rëndësishme për çdo njeri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"