Java nis me diell, ja si pritet të jetë moti në 24 orët e ardhshme! Temperaturat pësojnë rritje në mesditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 22:40

Java nis me diell, ja si pritet të jetë moti në 24 orët e ardhshme! Temperaturat pësojnë rritje në mesditë

Shqipëria do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe në fillim të kësaj jave.

motii

Në 24 orët në vazhdim parashikohen alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin.

Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë orëve të para të ditës në një pjesë të mirë të territorit, por pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"