Java nis me analizë për Laçin, ka “alarm” kartonësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 14:25

Java nis me analizë për Laçin, ka “alarm” kartonësh

Java nis me analizë te Laçi. Pas pushimit, skuadra është mbledhur për të riparë Flamurtarin. Ndeshje e cila edhe pse u fitua pastër, pati hapësira për kritika. Me ndihmën e pamjeve filmike, Armando Cungu ka evidentuar gjithçka është bërë mirë dhe kaq në atë 90- minutësh.

shehu laci

Trajneri pret perfeksionin në vazhdim, pasi gara sa vjen dhe ashpërsohet dhe një gabim sa më i vogël mund të kushtojë Europën. Pasi u eliminuan nga Kupa, rruga e vetme për të realizuar misionin kalon nga kampionati. Në kësi kushtesh, kundër Luftëtarit nuk duan blofe.

Do të luhet në sërish në transfertë dhe objektivi mbetet i pandryshuar: marrja e trepikëshit. Me të mbyllur videoanalizën, ekipi ka zbritur në fushë për të kryer një seancë intensive për ndeshjen e kësaj të shtune. Stafi teknik duhet të bëjë llogaritë pa Rudolf Turkajn në këtë takim, pasi është i skualifikuar prej të kuqit që mori.

E megjithatë, duhet kujdes edhe me të verdhët. Janë 4 lojtarë që rrezikojnë te bardhezinjtë. Uendi Vecaj, Regi Lushkja, Julian Shehu dhe Kirian Nuabueze janë me nga tre kartonë të verdhë dhe me një tjetër, do të humbasin përballjen e javës së 25-të kundër Bylisit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"