Java mbyllet në paqe, proteston Klosi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2017 | 10:29

Java mbyllet në paqe, proteston Klosi

Me ndeshjen Sopoti B – Klosi është mbyllur edhe java e pestë për Kategorinë e Tretë. Barazimi mes tyre me rrjeta të paprekura ka qenë i favorshëm për skuadrën e Spartakut, që shkëputet 5 pikë nga rivalët më të afërt.

Sopoti B - Klosi

Ka qenë një ndeshje e bukur dhe e fortë nga të dyja skuadrat, pavarësisht se mungoi goli. Të dy ekipet kanë sulmuar vazhdimisht duke krijuar disa raste shënimi, por portierët kanë qenë të pathyeshëm.

Duhet theksuar se skuadra klosiane ka qenë disa herë më afër golit, por portieri Merdis Alliu ka shkëlqyer në pritjet e tij. Rasti i parë më i pastër vjen në minutën e 34-t ,kur Kadiu gjuan bukur nga rreth 20 metra, por pret portieri librazhdas.

Untitled

Në fraksionin e dytë, në të 60-tën, kryesori Stolaj nxjerr jashtë trajnerin e Klosit për kundërshtime lidhur me pretendimin për një 11-metërsh.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"