Java e tretë e Superiores, mësoni trajnerin më të mirë dhe më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 16:35

Java e tretë e Superiores, mësoni trajnerin më të mirë dhe më të dobët

Vllaznia mbetet në kuotat maksimale, ku në tri javët e para ka marrë 9 pikë. Pa dyshim suksesi me Tiranën ishte prova e parë e forcës për shkodranët që duket se kanë rilindur këtë edicion.

brdaric

Kjo vjen edhe për meritë të trajnerit Tomas Brdariç që meriton fronin e trajnerit më të mirë të javës. Kroato-gjermani me të besuarit e tij likuiduan kampionët në fuqi, por edhe me pak fat, pasi goli i fitores erdhi në minutën e 97-të. Megjithatë, dihet që fati ndihmon më të mirin.

TRAJNERI MË I DOBËT

Bylisi i këtij fillimsezoni nuk ka të krahasuar me edicionin e shkuar. Ballshiotët këtë javë kanë zhgënjyer në shtëpi, pasi janë mundur 2-0 nga Skënderbeu. Skuadra e trajnerit Dovedan i ka humbur ekuilibrat e sezonit të shkuar, pasi tani nuk di të shënojë as nga pika e bardhë.

Eliminimi në Kupë nga Dinamoja pasohet nga humbja në shtëpi me Skënderbeun, kështu që Veljko Dovedan mbetet i përzgjedhuri i kësaj rubrike si trajneri më i dobët i javës së tretë të Superiores.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"