Java e tretë e Kategorisë Superiore, Kukësi-Tirana rrezikohet nga Izraeli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 13:57

Java e tretë e Kategorisë Superiore, Kukësi-Tirana rrezikohet nga Izraeli

Më 7 shtator në “Elbasan Arena” Kombëtarja e Shqipërisë do të presë atë të Izraelit, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Megjithatë, përgatitjet për këtë sfidë kanë nisur dy javë para, teksa po mbërrijnë në stadium edhe materialet e para për organizimin e kësaj ndeshjeje.

kukesi

Ndaj Izraelit shihet si një sfidë e veçantë për sa i përket organizimit, me rregullat që janë shumë të ashpra për shkak të sigurisë dhe kjo u pa edhe para dy vitesh kur kombëtarja luajti me izraelitët pikërisht në Elbasan. Burime të besueshme të “Panorama Sport” pohojnë se me shumë mundësi përballja e javës së tretë të Superligës, ajo mes Kukësit dhe Tiranës, e programuar të luhet në datën 2 shtator në “Elbasan Arena”, do të ndërrojë stadium.

Elbasan Arena]

Edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje pesë ditë para sfidës së Kombëtares, për shkak të sigurisë, Kukësi do të duhet të kërkojë një tjetër stadium për përballjen me kryeqytetasit. Pritet që afro një javë para ndeshjes me Izraelin, stadiumi të mbahet nën kontroll të rreptë nga ana e policisë, ashtu siç edhe ndodhi para dy vitesh në Elbasan. Ndeshjet që zhvillon kombëtarja e Izraelit, shoqërohen gjithnjë me masa shtesë të sigurisë, kudo ku luajnë. Kësaj here pritet ta “pësojë” Kukësi nga këto masa, ku do i duhet që të mendojë për një tjetër stadium përballë Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"