Java e pestë e Superiores/ Kampionati kthehet të dielën, Vllaznia dhe Kukësi masin forcat. Ja të gjitha përballjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:43

Java e pestë e Superiores/ Kampionati kthehet të dielën, Vllaznia dhe Kukësi masin forcat. Ja të gjitha përballjet

Ndeshjet e javës së pestë do të luhen të gjitha ditën e diel. Sfida kryesore është Vllaznia me Kukësin. Shkodranët udhëheqin kampionatin pas 4 ndeshjesh me 10 pikë, ndërsa verilindorët vijnë të çliruar pas fitores së sotme 1-0 ndaj Laçit.
Kategoria Superiore 2020
Sfida mes të dyja skuadrave do të luhet në orën 16:45. Partizani sfidon Skënderbeun, takim që edhe ky do të luhet po në orën 16:45. Të kuqtë renditen në vendin e tretë me 7 pikë, një më pak se Kastrioti i vendit të dytë.

Krutanët sfidojnë Tiranën dhe vijnë me moral të lartë pasi kanë mposhtur deri tani Partizanin dhe Skënderbeun. Në kampin bardheblu, fitorja me Kastriotin është detyrim për kampionët e Shqipërisë në mënyrë që të mos ndërlikojnë akoma më shumë sezonin.

Dy sfidat  tjera të programuara për javën e pestë janë Bylis-Teuta dhe Laçi-Apolonia.

JAVA E PESTË

LAÇI-APOLONIA 13:45

BYLIS-TEUTA       13:45

KASTRIOTI-TIRANA 13:45

BYLIS TEUTA           16:45

VLLAZNIA-KUKËSI 16: 45

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"