Java e parafundit e La Ligës/ Kompletohet zona Champions, Espanjoli i Bares bie zyrtarisht nga kategoria. Ja rezultatet dhe renditja 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 21:12

Java e parafundit e La Ligës/ Kompletohet zona Champions, Espanjoli i Bares bie zyrtarisht nga kategoria. Ja rezultatet dhe renditja 

 U luajtën mbrëmjen e sotme 9 duelet e vlefshëm për javën e parafundit të La Ligës ku nuk munguan surprizat dhe verdiktet. Kampionët e Barcelonës, nuk falën në shtëpi duke mposhtur me rezultatin 3-0, falë dopietës së Ansu Fati dhe golit të Gavit.  

ESPANJOLI

Ndërkohë një mbrëmje pa fat rezultoi për Espanjolin e Keidi Bares, që me golin e pësuar në minutën 90+3 ndaj Valencias preu zyrtarisht biletën për në La Liga 2. Skuadra e mesfushorit shqiptar ishte duke fituar me rezultatin 1-2, ndërkohë që Lino shënoi për Valencian në frymën e fundit, duke dërguar Espanjolin një kategori më poshtë.  

Për sa i përket zonës Champions, nuk ka më dilema, teksa të katërta biletat u plotësuan nga Barcelona, Real Madrid, Atletiko Madrid dhe Real Sosiedad.  

Ndërkohë dilema e vetme dhe më enigmatike pritet të jetë për sa i përket skuadrës që do të shoqërojë Elçen dhe Espanjolin në kategorinë e dytë. Kjo do të zbulohet në javën e fundit të La Ligës.  

REZULTATET E DITËS SË SOTME: 

rezultatet la liga

AXHENDA E JAVËS SË FUNDIT: 

JAVA E FUNDIT

RENDITJA:  

RENDITJA LA LIGA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"