Java e katërt e Superiores, përcaktohen oraret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 17:55

Java e katërt e Superiores, përcaktohen oraret

Java e katërt e Superiores do të nis ditën e shtunë. Takimi hapës do të jetë ai mes Kamzës dhe Kastriotit që do të zhvillohet në orën 15:45, ndryshe nga 3 javët e para kur është luajtur 1 orë më vonë.

partizani laci

Klodian Duro do të debutojë si trajner i Kamzës. Në po të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe takimi Teuta-kukësi në orën 18:45. E diela rezervon 2 sfida interesante. Laçi-Partizani në 15:45 dhe Tirana-Luftëtari në 18:45, ekipe që kërkojnë me patjetër pikë.

Skenderbeu-Flamurtari

Mbyllja e kësaj jave të katërt do të bëhët në fillimin e javës së re, pra ditën e hënë, ku do të ndeshen në Vlorë Flamurtari me Skënderbeun. Takim i programuar në 19:45. Ilir Daja do të ndeshet me të shkuarën e tij për të rrëmbyer kreun që mbahet pikërisht nga korçarët Ja pasqyra e plotë:

Java e 4:

E shtunë, 15 shtator:
Kamza-Kastrioti 15:45
Teuta-Kukësi 18:45

E dielë, 16 shtator:
Laçi-Partizani 15:45
Tirana-Luftëtari 18:45

E hënë, 17 shtator:
Flamurtari-Skënderbeu 19:45

renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"