Java e katërt e Superiores, ja gjyqtarët e 2 takimeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 10:12

Java e katërt e Superiores, ja gjyqtarët e 2 takimeve të sotme

Superioria luajti ditën e djeshme 2 takime të vlefshme për javën e katërt. Kështu Kamza arriti të fitonte me rezultatin 2-0 në shtëpi përballë Kastriotit. Në takimin e Durrësit, Kukësi fitoi minimalisht me Teutën vendase.

Ardian Beqiri

Sot janë programuar 2 takime mjaft interesante. Në takimin e orës 15:45 mes Laçit dhe Partizanit, FSHF ka përcaktuar arbitër kryesor Ardian Beqirin. Ky i fundit do të ndihmohet nga Rejdi Avdo dhe Redvan Shaba. Ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Olsi Sokoli.

Eldorian-Hamiti

Në 18:45 Tirana dhe Luftëtari janë të etura për pikë. Në këtë ndeshje do të vendos drejtësi Eldorjan Hamiti. Ai do të ndihmohet nga Paulin Simoni dhe Redian Dobruna. Asistent i katërt do të jetë Klajdi Kola.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"