Java e dytë e Kategorisë së Parë, ja 9 përballjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 8:52

Java e dytë e Kategorisë së Parë, ja 9 përballjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Do të luhen ditën e sotme 9 sfida, të vlefshme për xhiron e dytë ne Kategorinë e Parë.kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Në Grupin A, Kastrioti do të presë në shtëpi Besëlidhjen, në një ndeshje që të dyja skuadrat vijnë pas dy fitoreve. Shkumbini do të përballet me Dinamon në fushën e këtyre të fundit, të cilët gjithashtu do të kërkojnë pikët e para për këtë sezon, pasi u mposhtën një javë më parë nga Tërbuni.

Pikërisht Tërbuni do të ketë një ndeshje jo të lehtë, pasi do të përballet në transfertë me Erzenin. Një ndeshje me interes është edhe ajo midis Korabit dhe Veleçikut, pasi të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve 3-0 në javën e parë, respektivisht kundër Beslidhjes dhe Erzenit. Ndeshja e fundit në këtë grup, është ajo midis Engatias dhe Burrelit.

Në Grupin B, ndeshje që pritet me shumë interes është ajo midis Devollit dhe Orikut, pasi të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve në javën e parë. Shënkolli do të presë në shtëpi Turbinën, ndërsa Elbasani do të udhëtojë drejt Kavajës, për tu përballur me Besën. Iliria do të udhëtojë drejt Pogradecit për tu përballur me liqenorët. Të gjitha ndeshjet do të luhen duke filluar nga ora 16:00.

Grupi A                                                                 

KASTRIOTI-BESËLIDHJA 16:00

DINAMO-SHKUMBINI 16:00

ERZENI-TËRBUNI 16:00

KORABI-VELEÇIKU 16:00

EGNATIA-BURRELI 16:00

 

Grupi B

DEVOLLI-ORIKU 16:00

SHËNKOLLI-TURBINA 16:00

BESA-ELBASANI 16:00

POGRADECI-ILIRIA 16:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"