Java e derbit të kryeqytetit, ish-sulmuesi Dosti: Tirana nuk duhet nënvlerësuar, djemtë janë gati të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 8:28

Java e derbit të kryeqytetit, ish-sulmuesi Dosti: Tirana nuk duhet nënvlerësuar, djemtë janë gati të…

Tirana dhe Partizani do të përplasin “brirët” të premten në orën 19:00, në derbin e kryeqytetit, i cili do të jetë i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.

ngo tirana partizani

Të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve. Partizani u mposht nga Bylisi në transfertë, ndërsa Tirana nga Kukësi në shtëpi, me rezultatin 1-3. Fitorja në këtë ndeshje vlen dyfish, kjo për shkak të rivalitetit historik që këto 2 skuadra kanë me njëra-tjetrën.

Teksa kemi hyrë në javën e derbit, ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti, me anë të një postimi në “Facebook”, ka bërë një panoramë të shkurtër, të situatës që skuadrat do luajnë në derbi.

Edmon Dosti Partizani

Dosti ka theskuar rëndësinë e kësaj ndeshje dhe shprehet se Tirana është në pozitë të vështirë por, kurrsesi nuk duhet të nëvlerësohet.

Postimi i Dostit:

“Te premten luajm nje ndeshje deçizive per ecurin e Kampionatit kunder Tiranes është një kundërshtar i perjetshem qe ka shume problem per momentin,por nuk duhet nenvlesuar, por ne jemi në kushtet që mund t’i mposhtim. Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për sukses, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar ndeshjen e derbit dhe besoj shumë te fitorja. Ne ( ish pjestar te klubit dhe tifozat ) po mundohemi t’i transmetojmë skuadrës besim dhe ta rritim nga ana mentale e psikologjike. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund ta mposhtim kundërshtarin,sepse ne jemi Kampionet ne jemi nje Familie e madhe me emrin Partizani Suksese dhe me nje fitore  PMTP !Derbi nuk është një ndeshje për t’u luajtur, por për t’u fituar.Ne jemi Kampionet!”

DOSTI

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"