Java e derbit të kryeqytetit, futbollisti i Bylisit “provokon” Partizanin: Në qoftë se nuk e keni gjetur babën …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 14:15

Java e derbit të kryeqytetit, futbollisti i Bylisit “provokon” Partizanin: Në qoftë se nuk e keni gjetur babën …

Jemi futur në javën e derbit të kryeqytetit që do të zhvillohet ditën e premte në orën 19:00 në stadiumin e ri “Air Albania”, ku Partizani do të presë Tiranën, në supersfidën e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore.

Goxha

Jashtë atmosferës së zjarrtë dhe emocioneve speciale që të ofron derbi, nuk mund të qëndrojnë as futbollistët e ekipeve kundërshtare.

Mbrojtësi i Bylisit, Jurgn Goxha, nuk ka nguruar të “thumbojë” të kuqtë, nëpërmjet një postimi në “Instagram”, teksa ka postuar një foto nga ndeshja kundër Partizanit me mbishkrimin: “Në qoftë se nuk e keni gjetur babën, ja ku e keni”.

Goxha statusi

Një postim ky që pritet të ngjallë shumë reagime nga tifozët e Partizanit. Kujtojmë që Goxha, sezonin e shkuar ishte pjesë e Tiranës, teksa është vetëshpallur përjetësisht si tifoz bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"