Java e 8-të e Kategorisë së Dytë, mësoni 12 përballjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 8:38

Java e 8-të e Kategorisë së Dytë, mësoni 12 përballjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Do të zhvillohen ditën e sotme në orën 13:00, 12 sfidat e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë së Dytë, ku nuk mungojnë përballjet tepër interesante.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Në Grupin A spikat takimi mes kryesuesve të Luzit dhe Partizanit B, ndërkohë që përballje tepër interesante pritet të jetë dhe ajo mes Mirditës dhe Sopotit.

Për sa i përket Grupi B, e gjithë vëmendja është tek derbi i zjarrtë Këlcyra-Përmeti. Tomori, Albpetroli dhe Maliqi janë skuadrat pretendente në këtë grup. Beratasit dhe maliqarët do të kërkojnë triumfin në shtëpi, respektivisht përballë Memaliajt dhe Butrintit, ndërkohë që patosarakët janë mysafirë në Kuçovë, përballë Naftëtarit.

GRUPI A:

Spartaku-Vora

Internacional Tirana – Tirana B

Kamza-Gramshi

Vllaznia B – Ada

Mirdita-Sopoti

Luzi 2008 – Partizani

 

GRUPI B

Tomori-Memaliaj

Skrapari-Gramozi

Këlcyra-Përmeti

Maliqi-Butrinti

Tepelena-Delvina

Naftëtari-Albpetroli

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"