Java e 6-të e Kategorisë Superiore, FSHF-ja vendos për oraret. Ja kur luhet derbi Tirana-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 23:56

Java e 6-të e Kategorisë Superiore, FSHF-ja vendos për oraret. Ja kur luhet derbi Tirana-Partizani

Të dielën do të luhen të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore për javën e pestë, por FSHF-ja nuk ka humbur kohë dhe ka përcaktuar edhe oraret për javën e gjashtë.

Partizani-Tirana 1-1

Do të jetë java e derbit ajo e gjashta, teksa Tirana dhe Partizani do të përballen mes tyre dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Pikërisht derbi i kryeqytetit është vendosur të luhet ditën e premte më 4 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”.

Përsa i përket ndeshjeve të tjera, ato do të luhen një ditë më vonë, me Kukësi-Apolonia dhe Vllaznia-Bylis që do të startojnë në 13:45 ndërsa Skënderbeu-Laçi dhe Teuta-Kastrioti do të startojnë në 16:45.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6

E premte, më 4 dhjetor
Ora 18:00 | Tirana-Partizani

E shtunë, më 5 dhjetor
Ora 13:45 | Kukësi-Apolonia
Ora 13:45 | Vllaznia-Bylis
Ora 16:45 | Skënderbeu-Laçi
Ora 16:45 | Teuta-Kastrioti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"