Java e 30-të e Superiores/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2018 | 21:38

Java e 30-të e Superiores/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Vlerësim i “Panorama Sport”

Kategoria Superiore luajti këtë javë ndeshjet e javës së 30-të. “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

FORMACIONI MË I MIRË

java 30 formacioni me i mire

TRAJNERI MË I MIRË – HASAN LIKA

Fitorja në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë së traditës është gjithmonë e vështirë, edhe pse shkodranët nuk po kalojnë momentet e tyre më të mira në Superiore. Por, Luftëtari i drejtuar nga Hasan Lika ia ka dalë madje duke shënuar edhe dy gola. Pas kësaj fitoreje, bluzinjtë janë në vendin e tretë, çka do të thotë pjesëmarrje në Europë, por njëkohësisht duke bindur të gjithë ata që në përfundim të gjysmës së parë të sezonit nuk besuan te ky ekip.

Lika

FORMACIONI MË I DOBËT

 

java 30 formacioni me i dobet

TRAJNERI MË I DOBËT – ERNEST GJOKA

Të humbasësh në shtëpi, është gjithmonë e rëndë, por të futesh zyrtarisht në zonën e rënies nga Kategoria Superiore, është akoma edhe më e rëndë. Vllaznia po kalon një moment delikat dhe rrezikon shumë, ndërsa trajneri Gjoka nuk po di më të rikthejë besimin te lojtarët e tij. Shkodranët kanë futbollistë cilësorë, por nuk po arrijnë që të marrin pikët e nevojshme për të siguruar mbijetesën as në ndeshjet në shtëpi dhe as në transfertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"