Java e 27-të/ Gafa në Korçë, arbitrat kursejnë Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2016 | 22:00

Java e 27-të/ Gafa në Korçë, arbitrat kursejnë Tiranën

Një javë përgjithë sisht pozitive për gjyqtarët, por gabimet që shpesh cilësohen si njerëzore, duket se janë të pashmangshme. tirana kukesiMegjithatë, këtë herë interesant është fakti se pas pesë ndeshjeve (një të shtunën dhe katër të dielën), askush nga trajnerët apo drejtuesit e klubeve nuk u ankuan për arbitrat, siç ndodh rëndom tashmë në Superiore. Raste për moviolë pati më shumë në dy ndeshje: Skënderbeu-Flamurtari 5-1 dhe TiranaKukësi 1-1.

Një penallti e paqenë në favor të vlonjatëve u akordua nga gjyqtari i kolegjiumit të Elbasanit, Remzi Sadiku. Mbrojtësi i korçarëve, Jashanica, nuk e preku topin me dorë brenda zonës, por Sadiku “pa” një të tillë dhe akordoi 11-metërsh. Nga ana tjetër, protagonist në këtë takim u bë edhe anë- sori i kolegjiumit të Gjirokastrës, Gazmend Bimi. Në disa aksione të korçarëve në pjesën e parë dhe gjithashtu të vlonjatëve në të dytën asistenti ka qenë i paqartë, duke ngritur flamurin për pozicione jashtë loje të dyshimta.

Pamjet filmike tregojnë se ka gabuar në një moment për korçarët gjatë pjesës së parë ku Progni mund të shënonte, gjithashtu në 45 minutat e dyta ndërpreu një aksion të Alveshit të Flamurtarit, në një kohë që ky i fundit mbahej në lojë nga mbrojtë- si Arapi. Një tjetër takim me raste për moviolë ishte ai mes Tiranës dhe Kukësit në “Selman Stërmasi”.

Gjyqtari Olsi Sokoli u tregua shumë i kursyer me bardheblutë, veçanërisht me mesfushorët Peçi dhe Kërçiku. Pasi u ndëshkuan një herë me të verdhë në pjesën e parë, më pas me ndërhyrjet që këta të fundit bënë, meritonin pa diskutim kartonin e kuq.

Megjithatë, Sokoli e pa të arsyeshme të toleronte, ndërsa veproi drejt për një pretendim për penallti të japonezit Fukui në pjesën e dytë. Ndërsa në ndeshjen e cilësuar si më të rëndë- sishme nga sektori i gjykimit, pikërisht atë në Durrës mes Teutës dhe Partizanit, pati vetëm një rast për moviolë.

Gjyqtari kryesor, Kridens Meta, në minutën e 13-të, nuk e cilësoi si penallti prekjen e topit me dorë brenda zonës nga mbrojtësi Rustem Hoxha. Një rast i dyshimtë, në një kohë që specialistët e moviolës i japin të drejtë për rastin kryesorit Meta.

Në dy ndeshjet e tjera, Tërbuni-Laçi 1-1 dhe BylisiVllaznia 0-1, vlen për t’u evidentuar vetëm goli i anuluar i kurbinasve në Pukë. Pamjet filmike nuk janë të qarta, ndërkohë që mbrojtësi Buljan, i cili dërgoi topin në rrjetë, nuk është në pozicion jashtë loje.

6 GJYQTARË NË DURRËS

Sektori i gjykimit në FSHF kishte vlerësuar si ndeshjen më të rëndësishme të javës së 27-të atë kundër Teutës dhe Partizanit, luajtur në Durrës.

Kryesor ishte përzgjedhur Kridens Meta, ndërsa asistentë të tij Ermal Barushi dhe Gerand Qirici, të tre të kolegjiumit të Tiranës. Nga ana tjetër, gjyqtarë pas porte ishin përzgjedhur Laver Alla e Emirion Sino, ndërsa i katërt Devis Koreshi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"