Java e 27-ë të Kategorisë Superiore, FSHF-ja ndryshon axhendën e ndeshjes kryesore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 23:59

Java e 27-ë të Kategorisë Superiore, FSHF-ja ndryshon axhendën e ndeshjes kryesore

Sfida kryesore e javës së 27-ë të Kategorisë Superiore Partizani-Skënderbeu nuk do të luhet në orën 17:00 të ditës së shtunë.

Skenderbeu-Partizani Bregu Taipi

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që takimi mes skuadrës korçare dhe kampionëve në fuqi të Shqipërsë të spostohet me 3 orë para dhe të luhet në orën 14:00.

Në këtë mënyrë, të gjitha ndeshjet e kësaj jave të kampionatit shqiptar do të zhvillohen në orën 14:00 në dy ditë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"