Java e 25-të, notat e skuadrave/ Luftëtari dhe Laçi shkëlqejnë, Kukësi për faqe të zezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2018 | 12:40

Java e 25-të, notat e skuadrave/ Luftëtari dhe Laçi shkëlqejnë, Kukësi për faqe të zezë

Gazeta “Panorama Sport” ka përgatitur notat e skuadrave për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Luftëtari ka bërë paraqitjen më të mirë dhe ka merituar notën 8, ndërsa Kukësi nuk e ka kaluar dot klasën.

luft kukes

Ja të gjitha vlerësimet:

LUFTËTARI 8 – Të luash në shtëpi dhe të mos jesh favorite për të marrë trepikëshin. Kjo u ka ndodhur gjirokastritëve në ndeshjen ndaj Kukësit, ku këta të fundit shiheshin si skuadra që do të siguronte trepikëshin, madje arriti të shënonte edhe e para. Gjithsesi, bluzinjtë nuk u dorë- zuan dhe arritën të përmbysnin verilindorët duket siguruar trepikëshin.

LAÇI 7.5 – Edhe pse kishin përballë një kundërshtar pothuajse të dorëzuar, kurbinasit fillimisht nuk e patën të lehtë. Ata pësuan një gol, por më pas arritën të shënonin edhe tre të tjerë, duke siguruar një fitore, e cila u jep vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.

KAMZA 7.5 – Pas luhatjeve të javëve të fundit u duk se ekipi i Ramadan Ndreut do të kishte probleme me vazhdimësinë e rezultateve, por në ndeshjen ndaj Flamurtarit kryeqytetasit kanë treguar forcë dhe kanë marrë një pikë me shumë vlera.

PARTIZANI 6.5 – Kanë luajtur mirë, kanë krijuar raste dhe kanë dominuar në momente të veçanta të takimit, megjithatë u ka munguar goli. Gjithsesi, në “Loro Boriçi”, ndeshjet e Partizanit nuk kanë qenë asnjëherë të lehta dhe një pikë vlerësohet.

VLLAZNIA 6 – Barazimi nuk i ka shërbyer shumë Vllaznisë në garën e saj për të siguruar sa më shpejt mbijetesën, megjithatë vendi i parafundit vazhdon të jetë katër pikë. Përveç kësaj, ndaj Partizanit, kuqeblutë treguan nivel loje, çka jep shpresa se në të ardhmen nuk do të mungojnë fitoret.

TEUTA 6 – Skënderbeu është gjithmonë një skuadër e fortë për t’u mundur edhe atëherë kur nuk është në formë të mirë. Megjithatë, Teuta ishte vetëm një minutë larg triumfit, pasi u ndëshkua në minutat shtesë dhe rrezikon rënien nga kategoria. Gjithsesi, në aspektin sportiv, barazimi ndaj korçarëve është gjithmonë pozitiv.

FLAMURTARI 5.5 – Nëse do të flasim për rezultatin, natyrisht që ai është pozitiv, pasi vlonjatët ndalën serinë e humbjeve. Por, përballë Kamzës në shtëpi, trepikëshi ishte detyrim për skuadrën e Duros, e cila është spostuar në vendin e pestë.

SKËNDERBEU 5.5 – Dukshëm të pamotivuar, të ndikuar edhe nga diferenca e madhe me ndjekësit, korçarët kanë luajtur një ndeshje me pak ritëm dhe pa grintë, megjithatë edhe në ditë të tilla skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk humbet, duke marrë një barazim në “Niko Dovana”.

LUSHNJA 4 – Myzeqarët vazhdojnë të humbasin, si në transfertë, ashtu edhe në ndeshjet brenda. Ndaj Laçit arritën të shënonin të parët, megjithatë në fund të 90 minutave humbën me tre gola të pësuar.

KUKËSI 4 – Zakonisht është Kukësi skuadra që, pasi pëson, arrin të kthejë rezultatet. Por ndaj Luftëtarit në transfertë ndodhi e kundërta. Pasi shënuan golin e parë, verilindorët pë- suan edhe dy të tjerë dhe dolën me humbje nga Gjirokastra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"