Java e 24-t e Kategorisë së Dytë, ja 11 përballjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 8:38

Java e 24-t e Kategorisë së Dytë, ja 11 përballjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Do të zhvillohen ditën e sotme 11 përballjet e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë së Dytë, në Grupin A dhe B. Për sa i përket Grupit A, kryesuesit e Vorës, do të kërkojnë triumfin në transfertë përballë Vllaznisë B, që renditet në vendin e 8-të. Sfidë mjaft interesante pritet të jetë dhe ajo mes Luzit dhe Mirditës.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Ndërkohë në Grupin B, spikat përballja mes Këlcyrës dhe Albpetrolit, e cila pritet të jetë tepër e luftuar. Ndërkohë që 2 skuadrat e vendeve të para, Tomori dhe Maliqi, kanë sfida relativisht të lehta në letër përballë Selenicës dhe Tomorit. Të gjitha takimet e sotme do të startojnë në orën 17:00.

E MËRKURË, 8 KORRIKM JAVA 24:

GRUPI A:

ADA – TIRANA B

VLLAZNIA B – VORA

INTERNACIONAL TIRANA – SOPOTI

SPARTAKU – KLOSI

LUZI 2008 – MIRDITA

GRUPI B

BUTRINTI – GRAMOZI

MALIQI – MEMALIAJ

KËLCYRA – ALBPETROLI

SKRAPARI – DELVINA

TOMORI – SELENICA

NAFTËTARI – TEPELENA

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"